Dua Lipa

Dhe vendin e parë për manikyrin më të bukur në “AMA” e zë…Dua Lipa

E vetmja mënyrë për të kthyer një veshje klasike në një moment të paharrueshëm është manikyri në ngjyrë të verdhë neon.

Dua Lipa u shpall nga “Vogue”, si femra me manikyrin më të bukur në eventin e ndarjes së çmimeve.

Ajo u sigurua që të gjithë të kthenin sytë te manikyri neon në tapetin e kuq të “American Music Awards 2018,”.

Fustani i bardhë dhe makijazhi i lehtë morën tjetër përmasë me të verdhën e shndritshme të manikyrit.