“Dezinformatë e Serbisë, Kosova s’ishte në agjendën e takimit të KiE-së”

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Kreshnik Ahmeti ka konfirmuar se aplikimi i Kosovës për në Këshillin e Evropës, nuk ka qenë sot në agjendë të takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.

Raportimet e mediave serbe, se është arritur të largohet aplikimi i Kosovës nga agjenda e këtij takimi, ai i ka quajtura si dezinformata.

“Nuk ka qene e parapare qe te jete aplikimi i Republikës së Kosovës në agjendën e Komitetit te Ministrave, nivelit te Ambasadoreve, ne ditën e sotme. Kjo është dezinformatë e radhës nga Serbia”, ka thënë Ahmeti për “Zeri.info”.

Në anën tjetër, Zëdhënësi i Këshillit të Evropës, Daniel Holtgen, në një përgjigje për mediat ka thënë se diskutimet e Komitetit të Ministrave janë konfidenciale.