Dezinformata serbe që e moshuara nga rasti i Pejës ishte e komunitetit serb tashmë është shpërndarë edhe në Spanjë, nga kanali televiziv Telecinco.
Telecinco derisa ka raportuar se si ka ndodhur ngjarja, thonë se e moshuara ishte serbe që jeton në Kosovë dhe se është goditur nga një infermiere shqiptare.
Kujtojmë se dje mediat serbe, me qëllim të propagandës, raportuan se e moshuara që u sulmua në shtëpinë e të moshuarve në Pejë, ishte e nacionalitetit serb.







