Deutsche Telekom nuk do të përdorë më teknologjinë e Huawei

Gjigandi Gjerman i telekomunikacionit Deutsche Telekom do të ndalojë përdorimin e teknologjisë së Huawei në dy vitet e ardhshme për shkak të diskutimeve rreth kërcënimeve të sigurisë që përbën kompania raportoi gazeta Gjermane Wirtschaftswoche.

Duke citur burime brenda kompanisë, gazeta tha se Deutsche Telekom do të zëvendësojë komponentët e Huawei në rrjetin qendror si pjesë e ndryshimeve rutinore të produkteve të kësaj kategorie.

Kompania në fillim të vitit paralajmëroi se ndalimi i përdorimit të teknologjisë së Huawei do të dëmtonte aspiratat 5G të Evropës.

Atë kohë sipas Deutsche Telekom, eliminimi i Huawei nga lista e furnizuesve të teknologjisë së gjeneratës së 5-të celulare do të shtynte linçimin e 5G për dy vite të tjera.

Gjermania dhe vende të tjera Evropiane janë në mëdyshje për përdorimin e teknologjisë së Huawei përballë thirrjes Amerikane e cila e sheh Huawei kërcënim për sigurisë kombëtare dhe e akuzon për spiunazh për qeverinë Kineze.

Dy javë më parë Ministrja Gjermane e Mbrojtjes tha se Gjermania mund të ndalojë Huawei nga ndërtimi i rrjetit 5G. Aktualisht qeveria po përpiqen të ndërtojë një bazë ligjore me kritere e sigurisë që duhet të përmbushen nga operatorët që po ndërtojnë rrjetet 5G për të parandaluar aktorë të huaj të fitojnë akses mbi infrastruktura kyçe të Gjermanisë.