Detektivi i njohur: Këto janë 4 shenjat se burri po ju tradhton

David King është drejtori kryesor i Lipstick Investigations, një kompani hetimi për femrat dhe meshkujt që tradhtojnë njëri-tjetrin kur janë të martuar apo edhe në një lidhje.

Ai ka treguar disa nga shenjat kryesore që mund të vini re tek partneri juaj, nëse ai është duke ju tradhtuar.

Sipas David, femrat të cilat i drejtohen një hetuesi privat për të përgjuar burrat e tyre, në 80% të rasteve kanë të drejtë që mendojnë se ata po i tradhtojnë.

Ai shton se këto femra dallojnë disa shenja të veçanta tek partnerët e tyre. David thotë se bëhen pikërisht këto shenja shkak i dyshimit e më pas edhe i ndarjes së çifteve.

Më poshtë po ju rendisim 4 shenja që mund të dalloni kur parneri juaj është duke ju tradhtuar.

-Shenja e parë dhe më e dukshme është kur partneri nis të kjdeset më shumë se zakonisht për veten. Psh përdor parfum të ri, ndryshon stilin e të veshurit, modelin e flokëve etj. Ai nis të mos kalojë shumë kohë me ju.

-Nëse partneri juaj vendos fjalëkalime sekrete në telefon, në kompiuter apo në tablet, një arsye e ka. Gjithashtu, nëse nuk ju lejon ti kontrolloni telefonin është një shenjë e tradhtisë, veçanërisht nëse më parë keni pasur një marrëdhënie të mbushur me besim mes jush.

-Një sjellje tjetër që dallon personat tradhtarë është se ata sillen në mënyrë të vrazhdë, ju sulmojnë dhe janë të acaruar gjatë gjithë kohës. Psh, sa herë që u bie telefoni, bëhen nervozë, marrin telefonin dhe përgjigjen në privatësi. Çdo pyetje që ju bëni kthehet në debat. Në këto raste nuk duhet të ndiheni fajtore. Ai thjeshtë po mundohet të justifikojë veprimet e tij dhe tju bëjë të ndiheni keq.

-Nëse më parë partneri ju ftonte gjithmonë në restorant apo në kinema, ndërsa më pas ju shmang dhe gjen justifikime për të mos ndenjur me ju, ky është një sinjal. E njëjta gjë vlen edhe për rastet kur partneri juaj zakonisht rrinte në shtëpi, apo kishte një orar të caktuar për të ndenjur në shtëpi, ndërsa tani ka gjithmonë punë dhe duhet të takojë dikë.

loading…