Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Gjilan – Kamenicë, në fshatin Dobërqan.

Në një prononcim për Ballkani.info zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka thënë se nga ky aksident kanë mbetur dy të lënduar.

Të lënduarit janë dërguar në Spitalin rajonal të Gjilanit.

“Disa dritare kanë rënë nga një kamionetë, ka disa dëme materiale janë edhe dy të lënduar lehtë, janë dërguar në Spitalin rajonal të Gjilanit, dhe janë liruar menjëherë.” tha për Ballkani.info, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.