Detaje të tjera për grabitjen e armatosur në Podujevë

Në rrugën “Brigadat” në Podujevë, në orët e hershme të mëngjesit, ka ndodhur një grabitje e armatosur në një pikë të karburantit.

Dëshmitarët e rastit për Ballkani.info kanë thënë se Policia e Kosovës ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka kryer hetimet e parapara.

Rastin e ka konfirmuar edhe Komandanti i Stacionit Policor të Podujevës, Bekim Bislimi i cili ka thënë se grabitësit janë larguar nga vendi ngjarjes në drejtim të panjohur, përderisa Policia po punon për të zbardhur rastin.

Rasti është raportuar rreth orës 04:20 minuta të mëngjesit, ku disa persona të armatosur, kanë grabitur pikën e karburantit ‘Apollonia’ dhe kanë marrë disa mjete monetare dhe disa pako me cigare.

“Persona të lënduar nuk ka dhe rasti është nën hetime”, ka thënë Bislimi.

Ndryshe, Policia e Kosovës është mobiliziuar pas grabitjeve të armatosura që kanë ndodhur kohëve të fundit. /Ballkani.info/