Detaje të reja: Viktimat në Prizren, burrë e grua që jetonin në Suedi

Dy personat, D.H dhe S.H. që janë gjetur të vdekur sot në shtëpinë e tyre në Prizren, janë burrë e grua që kanë jetuar në Suedi.

Vesel Gashi nga Policia e Kosovës ka thënë se dyshimet e para janë se bëhet fjalë për vrasje dhe se aty është gjetur një armë zjarri me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.

Ai ka thënë se ende s’ka të dyshuar apo të arrestuar për rastin.

Ata kishin hyrë në Kosovë më 20 janar.

Policia dyshon për vrasje në shtëpinë ku u gjetën dy trupa të pajetë

Dy trupa të pajetë u gjetën në një shtëpi në Prizren.

Zëdhënësi për media i Policisë së Kosovës në Prizren, ka thënë se rasti që ndodhi dyshohet të jetë vrasje.

Trupat janë duke u larguar tashmë nga vendi i ngjarjes, derisa Gashi tha se është gjetur një armë zjarri.