Tre të arrestuarit që u arrestuan sot lidhur me vrasjen e trefishtë në Gllogjan nuk dyshohen si doras. Kështu kanë bërë të ditur burimet e Sinjalit dhe kanë njoftuar se tre të arrestuarit dyshohet se shtytën dhe ndihmuan në kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë”.
Sipas tyre, i dyshuari i katërt që është ende në arrati është i dyshuari kryesor për vrasjen e shoferit të autobusit dhe dy nxënësve.
Gjithashtu këto burime po ashtu njoftuan se provat e grumbulluara deri më tani lidhur me këtë vrasje janë mjaft të zbehta.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.







