Mbremë rreth orës 21 një person është vrarë në Veternik të Prishtinës.

Burimet e Ballkani.info brenda policisë kanë thënë se disa hajna kishin hyrë për të vjedhur në një shtëpi, ndërsa pronari i saj ka shtënë në drejtim të tyre duke e lënë një të vdekur.

Një burim në kushte anonimiteti për redaksinë e Ballkani.info ka thënë se katër persona të armatosur kanë hyrë në shtëpi, ku pronari në vetëmbrojtje ka shtënë me armë.

Sipas këtij burimi dyshohet se personi që është vrarë është personi K.K, i njohur për policinë.

Burimi i lajmit, pas intervistimi, pronari i shtëpisë është liruar, pasi grabitësit kanë qenë të armatosur dhe viktima për të mbrojtur familjen ka qenë i detyruar të shtije me armë.

Hetuesit policor kanë qëndruar deri vonë në vendin ku ka ndodhur vrasja në Veternik të Prishtinës.

Ata kanë marrë të gjitha gjurmët nga vendi i ngjarjes në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.