detaje

Detaje të reja për rrahjen e vëllezërve në Prizren, inicialet dhe mosha e sulmuesit

Policia ka dhënë detaje të reja për një rast të dhunës në një familje në Prizren. Rasti ka ndodhur mbrëmë në orën 21:43 në rrugën “Besnik Kastrati’’.

Policia, thotë se menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme dhe ka shkuar në vendin e ngjarjes.

“Ku policia ka arritur që të dyshuarin A. S., të moshës 38 vjeçe, m/sh/k, ta sjellin në Stacionin Policor në Prizren”, njofton policia, transmeton Express.

Ndërsa viktima ka marr tretman  mjekësor ne spitalin rajonal Prizren dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë, thotë tutje policia.

Rasti ka ndodh pas një mosmarrëveshje ne mes natarëve te familjes (vëllezërve).

“Palët janë intervistuar në lidhje me rastin ku i dyshuari pranon se kishte në pronësinë e tij një armë. Policia në cilësinë e provave  materiale e ka sekuestruar:   Një Kallash ‘AK-47 “ nr.serik 0362983 dhe dy  karikator me një fishekë . 7.62 m.m.,

Pasi është intervistuar i dyshuari, me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore. /Gazeta Express/