Detaje të reja për përleshjen në “Emshir”, ku një 21-vjeçar u ther me thikë

Një 21-vjeçar është therur mbrëmë me thikë në lagjen “Emshir” të Prishtinës.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, derisa është bërë e ditur se janë arrestuar tre persona.

“Prishtinë 04.01.2021-19:50. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të dyshuarit e kishin sulmuar viktimën mashkull kosovar. Të dyshuarit i kishin shkaktuar lëndime trupore. Nga të dyshuarit janë konfiskuar dy thika si dh enjë boks hekuri që dyshohet se me të njëjtin është goditur viktima. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore dhe pas tretmanit është liruar. Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit të dyshuarve i është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë”, thuhet në raportin e PK-së.