Gjatë ditës së djeshme në qytetin e Vitisë pati të shtëna me armë zjarri, ku si pasojë u plagosën dy persona, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë.
Ballkani.info raportoi që viktima është A.Rama, i cili jetonte në Zvicër dhe para pak ditësh kishte ardhur në Kosovë.
Kurse, i plagosuri është B.Bilalli. Mësohet se ai kishte qenë së bashku me A.Ramën.
Siç merr vesh Ballkani.info, B.Billali është plagosur me 5 plumba, tre plumba në këmbë, një plumb në bark, dhe një në krahë dhe vazhdon të jetë në gjendje të rëndë.
Ai po merr trajtim mjekësor në QKUK, konkretisht në emergjencë.
Në raportin 24 orësh, Policia ka bërë me dije se nga i dyshuari janë sekustruar një pistoletë me 9 fishekë dhe një pushkë gjuetie me 14 copë fishekë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri tre viktima meshkuj kosovarë të cilët kanë pësuar lëndime trupore. Njëri prej tyre duke mos u përballuar lëndimeve të mara ka ndërruar jetë në QKUK. Njësit relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes ndërsa nga i dyshuari janë sekuestruar një pistoletë me 9 copë fishekë dhe një pushkë gjuetie me 14 copë fishekë”, thuhet në raport.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Viti 13.07.2021 – 11:01. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri tre viktima meshkuj kosovarë të cilët kanë pësuar lëndime trupore. Njëri prej tyre duke mos u përballuar lëndimeve të mara ka ndërruar jetë në QKUK. Njësit relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes ndërsa nga i dyshuari janë sekuestruar një pistoletë me 9 copë fishekë dhe një pushkë gjuetie me 14 copë fishekë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.. Rasti është duke u hetuar, nga njësitet relevante policore”, ka njoftuar Policia.







