Detaje të reja nga therja me thikë në Prishtinë

Mbrëmjen e së shtunës, një qytetar nga Prishtina ka marrë lëndime trupore, pasi është sulmuar fizikisht nga disa persona.

Njëri nga të dyshuarit ka goditur viktimën me thikë, thuhet në raportin e policisë.

Viktima si pasojë e lëndimeve është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërkaq sipas mjekëve, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

Policia ka bërë të ditur se rasti po vazhdon të hetohet.

“Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti është sulmuar fizikisht nga 4-5 persona të dyshuar. Njëri nga të dyshuarit ka goditur me një mjet të mbrehtë (thikë) viktimën. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve gjendje e tij është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.