Policia e Kosovës rreth orës 17 e 18 minuta ka pranuar një informatë se në stacionin e autobusëve në Pejë ka ndodhur një rrahje.

Patrullat e policisë menjëherë i janë përgjigjur rastit, ku në vendngjarje ka takuar dy të lënduar meshkuj dhe menjëherë janë bartur me autoambulancë në Urgjencën e Spitalit të Pejës.

Viktima të këtij rasti janë shtetasit E.H. viti i lindjes 2001 nga Peja, i cili sipas mjekut kujdestar ka pësuar plagë në kokë dhe pjesë tjera të trupit, me mjete të mprehta, dyshohet thikë. I njëjti pas tretmanit mjekësor është i shtrirë në Repartin Kirurgjik dhe gjendja e tij sipas mjekëve për momentin është stabile.

Viktima tjetër është S.U. i lindur me 2002 i cili e ka një lëndim nga mjeti i fortë në kokë, pas tretmanit mjekësor është liruar nga spitali.

“Hetuesit policor janë duke punuar intenzivisht në koordinim të plotë edhe me prokurorin e shtetit, për të identifikuar dhe arrestuar kryesit e mundshëm të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e policisë.