Mëngjesin e sotëm është arrestuar Drejtori i Sekretariatit të të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqi.
Nga burime brenda Policisë së Kosovës, e kanë konfrimuar lajmin për Ballkani.info se rejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, me urdhëresë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka shoqëruar për intervistim dy persona.
“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, me urdhëresë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka shoqëruar për intervistim dy persona.” njofton Policia.
Ballkani.info merr vesh se Krasniqi është arrestuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Ai u arrestua nga Drejtoria për hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.
Ai ishte arrestuar në zyrën e tij.
Ndryshe, ditë më parë ishin arrestuar edhe shumë zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë, në lidhje me keqpërdorimin e subvencioneve. /Ballkani.info/
Lajmi i plotë:
Prishtinë 01 mars 2021,
Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, me urdhëresë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka shoqëruar për intervistim dy persona.
Të njejtit janë shoqëruar për intervistim, mbi dyshimin e bazuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Me respekt, Zyra për informim e PK-së







