Detaje të reja, ish-gruaja e truprojës flet për lidhjen e tij me Princeshën e Dubait

Mediat britanike kanë publikuar të tjera detaje rreth lidhjes së Princeshës Haya të Dubait dhe truprojës britanik, 37-vjeçarit Russell Flowers.

Gruaja e gjashtë e Sheikut Mohammed bin Rashid Al Maktoum, tashmë është zhvendosur në Londër bashkë me dy fëmijët e saj.

Sipas “Mail Online”, miqtë e ish-bashkëshortes së truprojës kanë rrëfyer se ajo besonte se Russel ishte joshur nga paratë dhe dhuratat.

“Princesha i bënte dhurata shumë të shtrenjta dhe u sigurua që ai te ishte gjithmonë pranë saj. Në udhëtimet jashtë vendit, ajo këmbëngulte që ata të kishin dhoma lidhëse.

Kur Princesha vinte në Mbretërinë e Bashkuar, ajo dilte pothuajse çdo natë me të dhe ndonjëherë ktheheshin në shtëpi në mëngjes”, kanë treguar miqtë e gruas së truprojës.

Mes dhimbjes, gruaja u kishte rrëfyer ndër të tjera se ai kishte ndryshuar tërësisht, nga një burrë i dashur në dikë që as e shoqja nuk e njihte.

Në vitin 2017, Flowers u nda nga gruaja dhe më vonë ata bënë edhe procedurat e divorcit.

“Russell duhet t’i vijë turp për mënyrën se si e trajtoi gruan e tij, ndërsa Haya duhet të turpërohet për mënyrën se si shkoi pas një burri të martuar”, shtuan më tej miqtë e gruas.