Një vrasje ngeli në tentativë sonte “te Qafa” në Prishtinë.

Siç mëson Ballkani.info cak i sulmit dhe i plagosur ka mbetur Rinor Grejçevci, kryetari i tifogrupit “Plisat”.

Ballkani.info përmes dëshmitarëve të ngjarjes ka mësuar se një përleshje fizike ka ndodhur pak çaste para se ngjarja të ndodh, e më pas një person me motor sportiv ka sulmuar me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes rruga është bllokuar me shirita nga policia, derisa për Ballkanin, policia nuk u prononcua./Ballkani.info/