Një grua nga Rahoveci është rrahur nga dy kunatat e saj.

Njëra nga të dyshuarat është arrestuar, ndërsa tjetra gjendet në arrati.

“Viktima femër kosovare ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që është sulmuar fizikisht nga dy kunatat e saj f/kosovare. Njëra nga të dyshuarat është arrestuar, ndërsa tjetra gjendet në arrati”, thuhet në raportin e policisë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj ka dhënë detaje për Gazetën Demos, ku ka treguar se si ka ndodhur ngjarja.

“Datë 22.12.2021 rreth orës 13:00 është inicuar procedur hetimorë për vëprën penale Dhuna në familjë pasi që policia ka pranuar informatë përmes telefonit nga prindi i viktimës i cili raporton së vajza ë tij ë cila është e martuar që 5 vite në fshatin Qifllak sot është rrahur nga dy kunata e saj Motrat e burrit dy të dyshuarat e lartëckura, i kanë ndaluar dy fëmijët e saj dhe e kanë dëbuar nga shtëpia.” ka thënë Gjurkaj për Demos.

Gjurkaj ka njoftuar se viktima është intervistuar në stacionin policor, ju është ofruar ndihma mjeksore në QKMF Rahovec pasi kishte lëndim të leht në dorën e djathte të shkaktuar nga dhuna e përdorur.

“Viktima eshte intervistuar ne stacionin policor , ju eshte ofruar ndihma mjeksore n QKMF Rahovec pasi kishte lendim te leht ne doren e djathte te shkaktuar nga dhuna e perdorur , me pas ne bashkpunim me Qendren per pune sociale jan marre dy femijet e viktimes të moshes 3 dhe 1 vjeq ju jan dhen viktimes dhe me vullnetin e saj viktima bashk me femijet eshte strehuar te prinderit e saj ne fshatin Ratkoc. Njera nga te dyshuarat j eshte arrestuar dhe intervituar për rastin e cila mohon në tersi vepren ndersa e dyshuara tjeter nuk eshte hasur ne shtepi , të njejtës ju eshte lën ftesa të paraqitet në stacionin policor në Rahovec me qellim të inytervistimit. Pas intervistave eshte konsultuar Prokurori kujdestar i cili udhezon rastin ne procedur të rregullt. Per rast eshte njoftuar Qendra per pune sociale dhe mbrojtesi i Viktimave.” njofton Nusret Gjurkaj.

Tutje, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, viktima së bashku me fëmijët është dërguar te familjarët e saj, ndërsa e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.