Detaje rreth vdekjes së gruas në QKUK pasi lindi në Spitalin e Pejës

Gruaja e cila ka vdekur në Klinikën Intensive të QKUK–së, të shtunën e kaluar kishte pasur komplikime të mëdha pas lindjes që e kishte kryer në Spitalin Rajonal të Pejës.

Drejtoresha e Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, Myrvete Paqarada tha për Ballkani.info se pacientja nuk është lajmëruar fare në Gjinekologji por direkt e kanë dërguar në klinikën e Intensivës në QKUK.

“Pacientja ka vdekur në Klinikën e Intensivës pasi nuk arriti të mbijetojë. Në Klinikën tonë nuk e kanë sjellë për tretman mjekësor” pohoi Paqarada. /Ballkani.info