Policia e Kosovës

Detaje rreth sulmit të shtëpisë së shqiptarit në veri të Mitrovicës

Mbrëmjen e së enjtes është përfshirë nga një zjarrëvënie në lagjen e Doktorëve në Veri të Mitrovicës.
Këtë lajm e ka konfirmuar për Ballkani.info zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Besim Hoti.

Ai ka thënë se ka vetëm dëmtime sipërfaqësor, ku sipas tij motivet ende janë të panjohur.

“Një shtëpi në lagjen e doktorëve është kapluar nga zjarrëvënia, shtëpia është e një familje shqiptare, ku persona të panjohur kanë hedhur molotov në drejtim të shtëpisë,ka dëmtime sipërfaqësore. Motivet momentalisht janë të panjohura rreth këtij akti. Nuk e kemi kryerësin e këtij akti ende. Megjithëse në një deklaratë ashtu siç i është thënë hetuesve policorë nga vet pronari i shtëpisë ka thënë së qëndron në raporte shumë të mira me të gjithë shqiptarë e serb dhe s’ka probleme, dhe ai s’ka dyshime mbi dikë. Tash mbetet të shikohet”, u shpreh Hoti/Ballkani.info/