Konfirmimi nga Policia

Detaje/ Rrahja masive tek “Kafet e Vogla”, tre persona përfundojnë në pranga

Një rrahje masive ka ndodhur në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë apo siç njihet ndryshe “te kafet e vogla”.

Ky incident ka bërë që aty të shihet një numër i madh i policëve, të cilët kanë arritur ta vënë situatën nën kontroll .

Rastin e ka konfirmuar për Ballkani.info, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Sonte në ora 22:04, policia është njoftuar për një rrahje në rrugën ‘Fehmi Agani’ (te Kafet e Vogla). Njësitet policore kanë intervenuar dhe kanë sjellë në Stacionin Policor “Qendra” tre të dyshuar. Rasti është duke u trajtuar nga policia”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi

BALLKANI.INFO ka raportuar ekskluzivisht për rastin: