Detaje për trafikimin e vajzës në Podujevë, viktima është e mitur

Një vajzë e mitur dyshohet se ka qenë viktimë e trafikimit në Podujevë. Lidhur me këtë raste Policia e Kosovës ka arrestuar tre person të dyshuar.

Ndërsa Prokuroria Themelore e Prishtinës ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre të dyshuarve.

Kështu ka konfirmuar për Demokracia.com zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës Laureta Ulaj.

“Lidhur me këtë rast, ju njoftojmë se fillimisht me urdhër të prokurorit kujdestar nga Departamenti për të Mitur janë dërguar në mbajtje tre (3) persona të dyshuar, për veprën penale “Trafikimi me njerëz”, si dhe për të njëjtit është paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente”, tha Ulaj për Demokracia.com.

Ajo shtoi se ndaj rastit janë duke u ndërmarrë veprime hetimore në koordinim me institucionet relevante.

Çfarë thuhet në raportin e policisë:

Raporti i datës 18 shtator: TRAFIKIM ME NJERËZ /Podujevë (NN) 17.09.2022 – 13:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin e bazuar se ishin duke e trafikuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Raporti  i datës 19 shtator:

Raport shtesë:

SHËRBIME SEKSUALE TË VIKTIMËS SË TRAFIKIMIT/Podujevë 18.09.2022 – 14:00. Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të lartcekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Demokracia.com/