Janë siguruar informacione të reja rreth sekuestrimit të kokainës në Lipjan.

Rreth 400 kilogramë u sekuestruan sot nga Njësia kundër narkotikëve.

Sinjali mëson nga burimet në Polici se kokaina e sekuestruar dyshohet se ka ardhur nga Brazili nëpër pako kaqikash (mishit).

Ballkani.info merr vesh se tashmë kanë filluar arrestimet lidhur me këtë sasi të madhe të kokainës, e cila dyshohet se ka lidhje me pjesën tjetër të kapur në Shqipëri.