Detaje për dy viktimat e sotëm nga covid-19 në Kosovë

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit COVID-19 në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se njëra nga viktimat është nga komuna e Prishtinës ndërsa tjetra nga Korisha e Prizrenit.

Sipas njoftimit, të dy viktimat kishin sëmundje të tjera shoqëruese. Njëri ishte i moshës 59 vjeçare ndërsa viktima tjetër ishte 70 vjeçare.

Kujtojmë se deri më tani janë shënuar 145 raste me koronavirus në Kosovë, prej tyre 23 të shëruar dhe 3 të vdekur.