Një grua është vrarë dhe një burrë është plagosur pas të shtënave me armë në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar, Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt.

Ai ka thënë se i dyshuari pasi ka shtënë me armë zjarri është larguar në drejtim të panjohur.

Deklarata e plotë e tij:

Me datën 12.04.2024 në ora 14:40 kemi pranuar një informatë se në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ka të shtëna me armë zjarri.

Për pasojë nga të shtënat e armës së zjarrit një person e gjinisë femërore ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa është plagosur një person mashkull, i cili êshtë dërguar nē Qendren Emergjente në Ferizaj.

I dyshuari pasi ka shtënë me armë zjarri është larguar nē drejtim të panjohur.

Ekipe të policisë menjëherë kanë rrethuar zonën dhe në ora 15:15 kanë arritur që tê arrestojnë të dyshuarin e kësaj ngjarje.

Ekipe të hetuesve dhe krimteknikët  janë në vendin e  ngjarjes të cilët janê duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes,  ndêrsa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit