Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen Dardania në Prishtinë.

Tre persona kanë mbetur të vdekur. Sipas një person ka vrarë gruan e vet, nusen e djalit si dhe veten në fund.

Vlora Ahmeti nga Policia e Kosovës ka konfirmuar për Ballkani.info se bëhet fjalë për vrasje të trefishtë.

Ajo tregoj se po dyshohet për një vdekje të dyshimtë, ku vrasja është kryer më armë zjarri, ku mbeten të vrarë tre persona.

“Sot rreth orës 13:20, policia ka marrë informacionin për nje vdekje te dyshimte ne rrugen “Bill Klinton” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit janè vrare tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekesor ne vendngjarje. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar ne sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”, ka thënë Ahmeti për Ballkani.info.