Francë

Detaje nga vdekja e shqiptarit në autostradën franceze

Mëngjesin e së enjtes rreth orës 07.00, në një autostradë franceze është zbuluar trupi i pajetë i një azilkërkuesi shqiptari 26-vjeçar.

Shkaqet e vdekjes për momentin mbeten të paqarta, shkruajnë mediat franceze.

Trupin e pajetë të shqiptarit, policia franceze e ka zbuluar në autostradën që lidh qendrën e Metzit me lagjen Borny.

Shkaqet e vdekjes edhe më tej mbeten të paqarta dhe teza e vetëvrasjes, në këtë fazë të hetimit nuk është përjashtuar. Viktima dyshohet se u godit dy herë nga automjete të ndryshme, shkruajnë më tej mediat franceze, përcjell Albinfo.ch.

Po ndërmerren të gjitha masat për ndriçimin e plotë të rastit.