Mëngjesin e sotëm një 64-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një motel në Prizren.
Në momentin kur emergjenca ka arritur në vendin e ngjarjes, ai kishte qenë i vetëm në dhomë, por në motel ai kishte shkuar i shoqëruar nga një grua.
Gazeta Sinjali mëson se M.R., nga fshati Nebregoshtë e Prizrenit, ka qenë i shoqëruar nga një 68-vjeçare.
64-vjeçari dyshohet se ka përdorur viagra.
Për të zbuluar shkakun e vërtetë të vdekjes së tij, prokurori ka urdhëruar që trupi i të moshuarit të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Ndërsa, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, tha se tani i ndjeri kishte shkuar në motel i shoqëruar nga një vajzë.
“Në momentin kur ka shkuar emergjenca ka qenë vetëm, por më herët ka qenë në shoqërinë e një vajze”, tha ai.
Osmanollaj tha se nga hetimet e para nuk ka ndonjë dyshim se ndaj 64-vjeçarit është përdorur dhunë ose diçka e tillë.







