Detaje nga tragjedia në Prizren: Djali sulmoi me thikë prindërit, vrau babin

Një vrasje ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Nazim Kokollari” në Prizren. Një 30-vjeçar, atje ka therur me thikë babanë 50-vjeçar.

Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Ju informojmë se sot me date 25 dhjetor 2020 rreth orës 13:55 nje qytetar e ka njoftuar stacionin policor Prizren-Veri se ne lagjen Dardani, Rruga “Nazim Kokollari” eshte duke ndodhur nje rast dhune ne familje ku djali eshte duke i sulmuar prindërit.

Patrulla policore ka arrit ne vendngjarje dhe kane arrestuar personin e dyshuar M. H rreth 30 vjeqar i cili e ka sulmuar prindin e tije me thike. Si pasoje e plageve te marra viktima (prindi) perkatesisht babai rreth 50 vjeqar ka nderruar jete. Emergjenca, njesite policore dhe forenzika kane dalur ne vendin e ngjarjes”, ka thënë Osmanolla