Detaje nga therja e tre pjesëtareve të policisë në Prizren – i dyshuari ishte narkoman

Tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës të Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Prizren, janë therur me thikë të shtunën pasdite nga një preson gjatë një intervenimi.

Policia përmes raportit 24-orësh ka bërë të ditur se policët e therur janë dy burra dhe një grua.

Ndërsa sipas policisë i dyshuari që ka therur pjesëtarët e policisë ishte narkoman i mbyllur në një dhomë shtëpie.

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR/Prizren 17.09.2022 – 16:02. Raportohet se dy meshkuj dhe një femër kosovar-e pjesëtarë të PK-së (në detyrë zyrtare) kanë pranuar tretmanë mjekësor,  pasi që gjatë një intervenimi janë therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar (narkoman) i cili ishte i ngujuar (mbyllur) në një dhomë shtëpie. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Togeri i policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi të shtunën për Demokracia.com ka bërë të ditur se njëri nga zyrtarët policorë ka marrë lëndime më të rënda dhe është transportuar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, ndërsa dy të tjerët janë trajtuar në Spitalin e Prizrenit.