(I plotësuar) Përgjegjësit kanë thënë për Ballkani.info se ka qenë vetëm një shkëndi e vogël zjarri, por e cila shpejt është fikur. Ata kanë thënë se për shkak të sigurisë i kanë evakuar punëtorët dhe kilentet nga objekti.

Ballkani.info raporton se punëtorët iu kanë kthyer punës, gjithçka iu është kthyer normalitetit.

………………………………………

Sot, Policia e Kosovës është njoftuar për dyshimet mbi vendosjen e një eksplozivi në qendrën tregtare ‘Royal Mall’ në Prishtinë.

Njësitet policore kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes ku edhe kanë bërë evakuimin e qytetarëve.

Ekipi i Ballkani.info është duke qëndruar në vendin e ngjarjes dhe do të iu njoftojnë për zhvillimet e mëtutjeshme.

Disa dëshimtarë i kanë thënë Ballkani.info se zjarrëfikësit janë duke intervenuar në një kuzhinë brenda royalit.

Sipas burimeve, po dyshohet se shpërthimi ka ndodhur në kuzhinën e nje nga restorantet që janë në Royal Mall.