Kulmi i një ndërtese në rrugën “Mark Kanqinari” në Prishtinë, është përfshirë nga zjarri para pak minutave.

Ende nuk dihet shkaktari i zjarrit.

Daut Hoxha, nga Policia e Kosovës për Ballkani.info, tha se “të gjithë banorët janë evakuar nga ndërtesa”. Ai tha se nuk ka ndonjë rrezik dhe se po punohet në shuarjen e zjarrit.

Policia, zjarrfikësit dhe ekipet e KEDS-it kanë dalur në vendngjarje./Ballkani.info/