Katër persona janë plagosur pas një përleshje në një lokal në sheshin “Mujë Krasniqi”, në qytetin e Klinës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova në një prononcim për Ballkani.info ka thënë se janë ende në procesin e grumbullimit të informacionit dhe se pas pak do të dalin me një komunikatë për media.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje shihet njolla të mëdha të gjakut i shkaktuar nga ky incident.

Bazuar në informatat e deritanishme, të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim të mëtutjeshëm. /Ballkani.info