Personi që ishte duke hapur një kanal në lagjen “Arbëri“ ish Dragodan të kryeqyteti sipas njësitit të zjarrfikëseve është zënë nga dheu 3 metra në thellësi.

Për Ballkani.info zjarrfikësit që ishin në vendin e ngjarjes pohuan se i lënduari që u lëndua nga shembja e dheut është i moshës 30-të vjeçare dhe është nga Hajvalia.

“ Ka qenë në rrezik për jetë sepse ka mbetur në thellësi prej tre metra në kanalin që po punonte nga një kompani private” pohoi burimi që është i njohur për redaksinë tonë.

Sipas policisë tridhjetë vjeçari është dërguar për trajtim mjekësorë në QKUK, ndërkaq gjendja shëndetësore e tij është jashtë rrezikut për jetë. /Ballkani.info