Rreth orës 11:00 në Prishtinë, në drejtim të një personi kanë shtënë me armë, nuk ka të arrestuar.
Disa të shtëna armësh, bënë që kjo rrugë në kryeqytet të bllokohet.
E më t`u bllokuar rruga, Policia e Kosovës, bëri edhe rrethimin e vendit.
Kjo pasi, një i dyshuar ka shtënë me armë në drejtim të një personi.
E si provë, përveq një makine, dhe një shufre, Policia e Kosovës, u mobilizua që të kërkojnë edhe prova të tjera.
Kur mbaruan, me kërkimin e provave të tjera, radhën e kishte ekzaminimi i makinës.
Me të grumbulluar provat, u bë edhe lirimi i njërës korsi, duke lejuar qarkullimin e veturave.
Pas dy orësh, ekzaminim, përfundoi edhe hetimi i Policisë së Kosovës, në vendngjarje, ndërsa, nuk raportohet për të arrestuar.
Viktima mashkull kosovar, u shoqërua me veturë në stacionin policor në Prishtinë, ndërsa vetura e dyshuar u lejua që të largohet.
Ende nuk dihen arsyet e këtij rasti.







