Një aksident i rëndë që për pak sa nuk përfundoi në tragjedi ka ndodhur sot rreth orës 12:35 në fshatin Stupë, ku një tren i udhëtarëve në linjën Pejë–Prishtinë është përplasur me një automjet udhëtarësh.

Në momentin e përplasjes, në veturë ndodheshin gjashtë persona, përfshirë dy fëmijë. Për fat të mirë, asnjëri prej tyre nuk ka pësuar lëndime serioze, edhe pse përplasja ishte e fuqishme.

Pas njoftimit të Policisë, njësia patrulluese ka intervenuar menjëherë në vendin e ngjarjes, duke siguruar zonën dhe kërkuar autoambulancë për ofrimin e ndihmës mjekësore për pasagjerët, përfshirë edhe për fëmijët e traumatizuar.

Hetimet janë në zhvillim për të përcaktuar shkakun e përplasjes dhe përgjegjësitë eventuale.