Detaje nga aksidenti në Komoran, një i vdekur

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur sot në rrugën Komoran-Carralevë.

Në aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit Mercedes dhe një këmbësore.

Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja:

Xh. A femër 28 vjeç, e cila nuk ka mundur tu përballoj plagëve të mara dhe e njëjta ka
ndërruar jetë.

Vdekja e viktimës është konfirmuar nga ekipi mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në
Komoran, njofton Policia e Kosovës.

Ngasësi i automjetit Mercedes , B.Z , 53 vjeç, mashkull, është arrestuar dhe me urdhër të
Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48orësh.

Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion.

loading…