Kuvendi i Kosovës

Detaje në lidhje me seancën e sotme konstituive

Seanca konstituive të Legjislaturës VII të Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mbahet sot

Në përbërjen e re parlamentare do të jenë të përfaqësuara 14 subjekte politike.

Seanca do të kryesohet nga deputeti më i vjetër në moshë, përkatësisht Jahja Koka, shoqëruar nga deputeti më i ri, në rastin konkret, deputetja Fjolla Ujkani.

Pikë e parë e seancës do të jetë formimi i komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve, për t’u pasuar me betimin e deputetëve.

Seanca konstituive përmbyllet me zgjedhjen e kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit.

Konform rregullores dhe praktikës së deritashme, grupi më i madh parlamentar (Vetëvendosje), do të ulet në qendër, grupi i dytë me radhë (LDK), në anën e djathtë të kryesuesit të seancës, ndërsa grupi i tretë (PDK), në anën e majtë të kryesuesit.

Përcaktimi i ulëseve për grupet e tjera do të bëhet gjatë ditëve në vijim.