Përleshja masive që ndodhi sot në Dardani të Prishtinës, siç mëson Ballkani.info ka filluar në autobus. Më pas përleshja ka vazhduar edhe jashtë.

Burimet e Ballkanit thonë se një grup prej 4-5 personave është munduar t’i ndajë.

Me preteks se janë pjesëtarë të policisë, tifozët Plisat i kanë sulmuar ata.

Nga kjo përleshje masive tre përsona janë lënduar dhe kanë marrë trajtim mjekësor, kurse njëri është në gjendje të rëndë me lëndime trupore.

Dy të tjerët kanë lëndime më të lehta. Njëri nga të lënduarit ka hezituar të hyjë në autoambulancë.

Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar këtë rrahje. /Ballkani.info/