Detaje ekskluzive nga sulmi ndaj 15 vjeçarit. Sulmuesi s’është vëllai i Naim Tërnavës. Ka të arrestuar

Sulmuesi Zymer Tërnava që la me plagë të rënda bariun Endrit Tërrnava, vetëm 15 vjeç, nga fshati Lismir i Fushë Kosovës nuk është vëllai i kreut të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnavës.

Ballkani.info mëson se viktima që u godit me çekan në kokë, e pastaj u hodhë nga një urë 7-të metërshe është duke u trajtuar në QKUK, në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Më herët mediat raportuan se sulmuesi Zymer Tërnava është vëllai i myftiut të Kosovës, mirëpo Ballkani.info merr vesh se ai është djali i axhës së Naim Ternavës.

Po ashtu burimet tona bëjnë të ditur se për këtë rast janë arrestuar pesë persona në mesin e tyre edhe babai i viktimës.

Përveç kësaj Ballkani.info mëson se gjatë namazit të Taravive në xhaminë e Lismirit është arrestuar një person si i dyshuar i përfshirë në këtë rast.

Më herët, myftiu Naim Tërnava tha për Ballkani.info se në këtë rast nuk është i përfshirë vëllai i tij.

Lexoni se çfarë tha Tërnava për Ballkani.info.

Naim Tërnava flet për Ballkani.info: Është rrenë, vëllai im nuk e sulmoi me çekan 15 vjeçarin

/Ballkani.info/