Burime brenda takimit mes kryeparlamentarit Kadri Veseli, kryeministrit Ramush Haradinaj dhe ambasadorit amerikan Philip Kosnett i kanë thënë Ballkani.info se taksa do të negociohet.

Sipas të njëjtave burimeve qeveria ka kërkuar disa garanci në këmbim të heqjes së taksës.

Njëra nga këto garanci që liderët kosovarë kanë kërkuar nga SHBA është edhe zotimi i Serbisë që ta ndalë fushatë deskridituese ndaj Kosovës, respektivisht fushatën për tërheqjen e njohjeve.

Ky qëndrim pritet te qartësohet sot edhe në një komunikim që kryetari i Kuvendit Kadri Veseli pritet të ketë me media. /Ballkani.info/