Pas më shumë se dy orë e gjysmë, në Qeverinë e Kosovës ka përfunduar takimi i krerëve të koalicionit qeveritar, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli.
Burime të Ballkani.info bëjnë të ditur se liderët e koalicionit PANA nuk kanë arritur marrëveshje për pezullimin e taksës ndaj mallrave serbe dhe boshnjake.
Haradinaj nuk është bindur, thonë burimet tona.
“S’ka marrëveshja për taksën, në takim është debatur gjerësisht për dialogun dhe akterët janë pajtuar që askush nuk duhet të flas e as të dërgojë letra, përpos Ekipit Negociator”, thonë burimet e Ballkani.info.
Po ashtu këto burime thonë se liderët e shtetit, përfshirë edhe presidentin Thaçi do të takohen nesër me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett, ku do të kërkohet dalja nga kjo situatë.
Po ashtu burimet tregojnë se krerët e koalicionit nuk janë të interesuar që të shkohet në zgjedhje të parakoheshme. /Ballkani.info/







