Detaje ekskluzive/ Humbi dje, u vetëvra në një lis të lartë në malin e Sankocit, u gjet në mëngjesin e sotëm!

B.R( emër i njohur për redaksinë) nga Sankoci i Drenasit, u largua dje nga shtëpia e tij, për të mos u kthyer më kurrë i gjallë. Ai u gjet i vdekur në mëngjesin e hershëm të ditës së 7 korrikut (sot) në malin më të afërt të shtëpisë së tij, rreth një kilometër.

DrenicaSot mëson detaje ekskluzive nga gjetja e trupit të pajetë të viktimës. Ai ishte vetëvrarë ditën e mbremshme në pyell, në një lis shumë të lartë, nga ku ishte e vështirë të vërehej trupi i viktimës. Sipas të dhënave të para mësohet se viktima është B.R i datëlindjës 1981, nga Sankoci i Drenasit, i martuar jo shumë kohë më parë, ndërsa sic mëson DrenicaSot, i ndjeri ishte person i qetë, pa probleme të tjera dhe ishte i punësuar.

Trupi i pajetë i viktimës u transportua nga mjekësia ligjore për obduksion.