DETAJE/ Dy aksidente në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e dy aksidenteve të cilat kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për Demokracia.com se aksidente janë përfshirë katër automjete.

Ajo tha se rreth orës 06:30, në rrugën Garibaldi në Prishtinë, ka ndodhur një aksident ku janë lënduar gjatë persona.

“Rreth orës 06:30, në rrugën Garibaldi në Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku ku  janë përfshirë dy automjete, (një veturë dhe një furgon). Bazuar në të dhënat e deritanishme si pasojë e aksidentit gjashtë persona janë  lënduar. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.

Ndërsa në aksidentin në rrugën “Eqrem Çabej” nuk është lënduar asnjë person,

“Rreth orës 07:30, në rrugën Eqrem Çabej, në Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku  janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, tha ajo./Demokracia.com/