Dështon zgjedhja e anëtarëve të Komisionit për Ndihmë Shtetërore

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme ka dështuar të formojë Komisionin për Ndihmë Shtetërore që do të përbëhet nga dy anëtarë.

Por pavarësisht votimit, formimi i komisionit nuk është arritur për shkak të numri të madh të fletëvotimeve të pavlefshme.

Pas numërimit të votave deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca deklaroi se nuk është arritur që të zgjedhen anëtarët e këtij komisioni.

Votat për këta kandidatë në raundin e parë ishin kësisoj:

Në votim morën pjesë 78 deputetë, të vlefshme ishin 31 fletëvotime dhe të pavlefshme poashtu 31 fletëvotime.

Ndarja e këtyre votave ishte si në vijim:

Ardian Hoti- 17 vota

Fatlume Jaha-21 vota

Shkodran Manaj- 18 vota

Vlora Haziri -20 vota

“Pas konstatimit të këtij rezultati dalim në përfundim se nuk është arritur që të votohen dy anëtarët për Komisionin për Ndihmë Shtetërore”, theksoi deputeti Gjyshinca.