Dështon takimi në Bruksel, Vuçiqi preferon takimin me presidentin e Egjiptit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk ka dashur ta takojë Kryeministrin e Kosovës në një takim që ishte përfolur se mund të ndodhë nesër më 19 korrik. Kështu ka thënë Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi gjatë raportimit në Komisionin për Integrime Europiane.

Bislimi ka thënë se Vuçiq e ka përmendur si arsye vizitën e Presidentit të Egjipit për të mos e takuar Kurtin.

“Ideja e takimit trilateral ka qenë që të përgatitet terreni për një takim të radhës, për këtë javë, mbase nesër mes dy krerëve të shtetit, po ashtu kjo ka dështuar për shkak të mosgatishmërisë së zotëri Vuçiq që të shkojë në Bruksel. Zotëri Kurti është deklaruar i gatshëm që sa më shpejtë të fillojë diskutimi për marrëveshjen gjithëpërfshirëse, por Vuçiq ka nxjerr si arsyetim vizitën e presidentit të Egjiptit i cili pritet të qëndrojë tri ditë në Serbi”, ka thënë Bislimi.