Drenas

Dështon seanca në Kuvendin e Drenasit

Kuvendi Komunal i Drenasit ka dështuar të mbajë seancën e jashtëzakonshme për të diskutuar kërkesën e opozitës për shfuqizimin e vendimit për mbylljen e tri shkollave në Abri, Godancë dhe Gjergjicë.

Ky rend i ditës nuk u mbajt pasi 16 asamblistë të PDK-së votuan kundër, njofton Klan Kosova.

Shqipe Zogu, këshilltare në Kuvendin Komunal të Drenasit, bëri thirrje që të votohej kundër kësaj pike.