Dështon seanca ndaj Ukë Rugovës, shkak mungesa e avokatit

Ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore ndaj Ukë Rugovës dhe të tjerëve, lidhur me skandalin e vizave italiane.

Raportohet se shkak i mosmbajtjes së seancës ishte mungesa e avokatit Besnik Berisha, i cili e mbron të akuzuarin Izet Beqirin, por gjatë ditës së sotme ishte i caktuar diku tjetër.

Në këtë rast akuzohen Ukë Rugova, Astrit Haraqija, Qefser Baholli, Izet Beqiri dhe Florian Petani.

Aktakuza për këtë rast është ngritur para pesë vitesh.