Dështon seanca e Kuvendit, shkak mungesa e kuorumit

Për shkak të mungesës së kuorumit, Kuvendi Kosovës, sot dështoi të zhvillojë mbajë seancën, në të cilën ishte paraparë shqyrtimi dhe votimi i disa pikave të mbetura nga seancat e kaluara.

Deputetët e partive opozitare lëshuan sallën në shenjë kundërshtimi për vlerën e koeficientit në ligjin e pagave, për të cilën qeveria bëri të ditur sot se do të jetë 105 euro.

Pas daljes së deputetëve opozitar, kryetari i Kuvendit konstatoi se nuk ka kuorum për mbajtjen e kësaj seance.

“Nuk e kemi kuorumin e mjaftueshëm kështu që vazhdojmë nesër në seancën e rregullt”, u shpreh kryetari i Kuvendit.